Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.020.310 ndërsa bilanci i viktimave në 17.759, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 5.205 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.020.310 ndërsa me 110 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 17.759.
Numri i rasteve ditore në vend filloi të rritet sërish që nga 2 shtatori ndërsa dje numri i rasteve u raportua në 5.110.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 838.126 me 5.379 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 25 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 671 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 265.737 ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.878.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 336 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 38.1 milionë.
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Në vend me 1 shtator filloi viti i ri arsimor dhe në shkolla nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...