Masat e sigurisë të transportit publik për të parandaluar përhapjen e Covid-19 nuk janë duke u zbatuar sa duhet.
Përveç ambienteve publike, masa të tilla nuk po respektohen në sektorin e transportit privat, shkruan arbresh.info.
Pavarësisht që është kërkuar nga vendimet e qeverisë që nëpër autobusët urban dhe ndërurban qytetarët të bartin maska si masë parandaluese ndaj koronavirusit kjo gjë nuk po zbatohet plotësisht.
Në autobusët e sektorit privat shihen shumë udhëtarë të grumbulluar e duke mos e respektuar distancën.
Ndërkaq, masat po respektohen në autobusët e ndërmarrjes së Trafikut Urban.
Në këta autobusë udhëtarëve pa maska nuk u lejohet të hipin ndërkaq distanca është e paracaktuar me rregulla që të kenë sa më pak, ndryshe nga ai privat që ka grumbullime./Arbresh.info
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...