Lionel Messi të premten ka konfirmuar se do të mbetet te Barcelona edhe këtë sezon.
Por, argjentinasi në mëngjesin e ditës së shtunë nuk është paraqitur në qendrën stërvitore, ku një numër i madh i medieve po prisnin me shpresën se do të ishin në gjendje të merrnin pamje nga kthimi i tij në aktivitetet sportive te Barcelona.
Messi ende nuk mund të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, sepse së pari duhet të kryejë testet mjekësore për COVID-19, siç është parashikuar me protokollin e La Ligas.
Pjesa tjetër e lojtarëve të Barcelonës janë rikthyer në stërvitje, pasi këtë test e kanë bërë javën e kaluar, shkruan lajmi.net
Të dielën, skuadra ka ditë pushimi, ndërsa pritet që Messi të hënën të jetë nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman.
Zgjedhjet në SHBA/ Si votojnë astronautët nga hapësira?
Prishtina pret Dritën në ndeshjet e mbetur nga xhiro e dytë
Trump fiton Pensilvaninë nga stafi i CNN
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
A ka ende gjasa të fitoj Kamala Harris në zgjedhjet presiden...