Si një zakon, apo si një nevojë, kafeja është kthyer në një pjesë të pandashme të ditës. Por çfarë ndodh kur një femër është shtatzënë? Nuk duhet të pijë kafe, apo mund të pijë atë pa kafeinë? Fillimish duhet të mësojme se pse kafeja është një temë që duhet diskutuar gjatë shtatzënisë.
Kafeina rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, gjë që nuk është e mirë, aq më tepër gjatë shtatzënisë. Veprimi i saj diuretik bën që trupi të humbasë shumë lëngje. Gjithashtu kafeina e kalon placentën dhe arrin deri tek embrioni. Metabolizmi i tij nuk është formuar ende, ndaj nuk mund të përpunojë plotësisht kafeinën.
Mite dhe të vërteta
Kafeina shkakton defekte në lindje: Disa studime që janë kryer në kafshë kanë treguar se kafeina mund të shkaktojë defekte të lindjes, lindje të parakohshme, fertilitet të reduktuar, peshë të ulët të embrionit dhe probleme të tjera riprodhuese. Megjithatë, nuk ka të dhëna të tilla kërkimore për njerëzit.
Kafeina shkakton ulje të fertilitetit: studime kanë treguar se ka një korrelacion mes konsumimit të lartë të kafeinës dhe vonesës së riprodhimit.
Kafeina shkakton abort: Dy studimet e kryera në vitin 2008 që pasqyronin marrëdhënien kafeinë-abort arritën në përfundime shumë të ndryshme. Një nga to, i publikuar në revistën “American Journal of Obstetrics and Gynecology”, tregoi se gratë që konsumojnë të paktën 200 mg kafeinë në ditë kanë dy herë më shumë shanse për të abortuar se sa ato që nuk konsumojnë kafeinë. Studimi tjetër, i publikuar në revistën “Epidemiology”, tregoi rritjen e rrezikut të abortit për gratë që konsumojnë një sasi të vogël kafeje në ditë (200-350 mg në ditë). Organizata jofitimprurëse “March of Dimes” i rekomandon gratë shtatzënë të konsumojnë më pak se 200 mg kafeinë në ditë (një filxhan kafe).
Gjithashtu edhe doktorët rekomandojnë të pijnë një filxhan të vogël kafeje në ditë. Përsa i përket kafesë pa kafeinë, ajo nuk është e tillë. Një filxhan i madh përmban të paktën 0-7 mg kafeinë në të.
Mos harroni që kafeinë ka edhe çaji, coca-cola, pijet energjike, kakao dhe çokollatat./revistaclass/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...