Google ADS

LSDM: Interesat e qytetarëve dhe të shtetit në rend të parë

10:23 | 5 Shtator 2020
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “hapat e ardhshëm në luftimin e korrupsionit janë vendosur në programin 4-vjeçar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga LSDM”.

“Qëllimi i përbashkët i Qeverisë dhe institucioneve është luftimi pa kompromis kundër korrupsionit për ta zhvilluar ekonominë, shoqërinë, jetën më cilësore të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se institucionet janë të përkushtuara në vendosjen e rendit, drejtësisë dhe disiplinës dhe barabarsisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

Sipas tyre, Qeveria e LSDM gjatë 3 viteve i zgjidhi kontestet me shtetet fqinje dhe Maqedonia u anëtarësua në NATO dhe nisi bisedimet me BE-në, ndërsa tani vjen një periudhë stabile për të luftuar ekonominë në të zezë, krimin dhe korrupsionin, pastrimin në gjyqësi etj.

“Interesat e qytetarëve dhe të shtetit janë në radhë të parë, bashkërisht mund t’i realizojmë qëllimet e larta”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme