Google ADS

Hoti: I gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë, deri te njohja reciproke

10:37 | 5 Shtator 2020
A Z

Kryeministri i Kosovës gjatë vizitës në SHBA është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili e uroi për arritjen e marrëveshjes me Serbisë.

Hoti ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.

“Duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve”, u shpreh Hoti.

“Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3613449788716349

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme