Hoti dhe Haradinaj-Stublla takohen me sekretarin amerikan, Pompeo

09:24 | 5 Shtator 2020
A Z

Kryeministri Hoti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Haradinaj-Stublla janë pritur në takim nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo.

Haradinaj-Stublla tha se marrëveshja e arritur nën lidershipin amerikan, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, tregojnë qartë që ShBA-të janë adresa jonë e sigurtë në çdo tavolinë.

“Njohja historike Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve, janë konfirmim i bashkëpunimit tonë dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dypalëshe”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryeministrin Hoti, u pritëm nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo.

Marrëveshja e arritur nën lidershipin amerikan, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, tregojnë qartë që ShBA-të janë adresa jonë e sigurtë në çdo tavolinë.

Njohja historike Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve, janë konfirmim i bashkëpunimit tonë dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dypalëshe.

Shpallja e Hezbollah si organizatë terroriste dhe hapja e ambasadës në Jerusalem, dëshmojnë për vendosmërinë tonë që në implementimin e politikë sonë të jashtme të jemi në koordinim të plotë me politikën e jashtme të ShBA-ve.

E falënderova Sekretarin Pompeo për mundësinë e dhënë Republikës së Kosovës që për herë të parë në historinë politike, të mund të dërgojë përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Departamentin Amerikan të Shtetit si dhe për platformën që Departamenti i Shtetit do të zhvillojë me Kosovën, si shtet i parë në botë për shkëmbimin arsimor e kulturor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme