Dashi
Ky është momenti që të lini mënjanë të gjitha mëritë dhe të shikoni para duke mos e kthyer kokën pas. Parashikohet që të bëni miqësi të reja dhe të zgjeroni horizontet.
Demi
Në këtë moment duhet të përshtateni me të gjitha ndryshimet që do ju ndodhin. Një person i cili ju gjendet zakonisht pranë nuk do të jetë, dhe kjo gjë do të bëjë që të mos ndiheni mirë.
Binjakët
Për ju do të nisë një faze e re në të gjitha aspektet e jetës, prandaj do të jeni disi të hutuar. Puna do të ecë më së miri nëse vazhdoni me projektet ekzistuese, ndërsa nëse nisni diçka të re, mund të ketë vështirësi.
Gaforrja
Nëse keni nisur një histori dashurie bëni kujdes në hapat që do të ndërmerrni. Në ditët në vijim, duhet të mendoheni mirë për fjalët që do të thoni, pasi mund të ketë pasoja të rënda.
Luani
Shumë prej jush do të kenë dëshirë për të bërë shumë gjëra njëherësh nesër, por bëni kujdes, pasi mund të gaboni. Gjatë kësaj periudhe duhet të bëni më shumë kujdes.
Virgjëresha
Nëse dita nisi keq, keni kohë të mjaftueshme për ta rikuperuar. Një mik i afërt do ju zgjidhë disa telashe, prandaj dëgjojeni me kujdes.
Peshorja
Në dashuri dhe në punë do të dominojë kaosi. Ndoshta ka ardhur momenti që të përballeni me një person, i cili shtiret sikur po ju dëgjon, por që në fakt nuk po e bën.
Akrepi
Një ditë e mbushur me optimizëm do të jetë kjo e nesërmja. Duhet të shmangni tensionet të cilat mund të lindin me njerëzit që ju rrethojnë.
Shigjetari
Nëse jeni në pritje të një vendi pune, ka ardhur momenti që ta merrni. Parashikohet që të zgjidhni probleme që ju kanë munduar.
Bricjapi
Do të përballeni me probleme të papritura, por duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Në punë do të merrni meritat e duhura për të gjithë kontributin që keni dhënë.
Ujori
Jeni në kërkim të një miqësie apo të një partneri që t’iu kuptojë dhe pranojë për atë që jeni. Në punë do ju ofrohen mundësi të reja, shikojini me vëmendje.
Peshqit
nesër duhet të jeni të aftë që të zhdukni nga dita dhe mendimet tuaja, gjithçka që së fundmi ju kanë vënë në vështirësi marrëdhënien tuaj në çift. Momentet e qetësisë duhet t’ia kushtoni partnerit.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...