Në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 22:40 në rrugën “Fehmi Agani” ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vendngjarje policia ka kuptuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali ku është plagosur një person. Ai është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë. Sipas mjekëve kujdestar gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Në vendngjarje janë policia, njësitet e tjera relevante. Rasti po hetohet nga prokurori i rastit”.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?