Google ADS

Mbi 1,600 të infektuar me koronavirus në Turqi

23:14 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

Turqia konfirmoi 1.612 raste dhe 53 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 276.555 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 6.564 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.021 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 249.108, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin.

Deri më tani, Turqia ka kryer 7.466.087 teste, përfshirë 117.113 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 1.076 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 7,5 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme