Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Avdullah Hoti pas marrëveshjes së nënshkruar sot me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.
Kusari-Lila ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se është “e rrezikshme, kritike” sidomos pika e marrëveshjes që parasheh moratorium njëvjeçar nga Kosova për kërkim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Sipas Kusari-Lilës, një gjë e tillë është “në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.
Ajo ka vlerësuar se me këtë marrëveshje “Kosova e vendos në moratorium për një vjet ushtrimin e sovranitetit të vet”.
Dështon për herë të katërt gjykimi ndaj Bujar Bukoshit për “...
Shqipëri/ Protestuesit u vënë flakën gomave në rrethrrotulli...
Murati: Pagat do të rriten për të gjithë shërbyesit civilë, ...
Bordi i RTK-së nuk arriti të emërojë ushtruesin e detyrës së...
Aguero: Futbolli është për të gjithë, jo vetëm për Real Madr...
Arteta flet lidhur me lëndimet e tre futbollistëve kryesorë