Rritja e rasteve të koronavirusit në Ankara ka shtyrë në limite spitalet dhe autoritetet turke janë të detyruara të vendosin izolim për të futur nën kontroll virusi, thonë mjekët në kryeqytetin turk.
Qyteti është tani epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në Turqi, qeveria njoftoi këtë javë dhe megjithëse autoritetet thonë se nuk ka asnjë plan për një bllokim pasi akoma zyrtarët privatisht thonë se masat e reja mund të jenë të nevojshme së shpejti, transmeton portali arbresh.info.
“Ankaraja është bërë Wuhan”, tha profesori i geriatrisë Mustafa Cankurtaran në fakultetin mjekësor Hacettepe të Ankarasë, duke iu referuar qytetit kinez, ku u shfaq për herë të parë koronavirusi i ri.
“Duhet të vendoset një izolim prej 10-14 ditësh. Kapaciteti shëndetësor mund të tejkalohet”, shkroi ai të mërkurën, duke kërkuar që qeveria të hapë të gjitha qendrat mjekësore, përfshirë njësitë private shëndetësore.
Dy zyrtarë i thanë Reuters se numri i rasteve në Ankara po ngrihej më shpejt sesa ishte parashikuar dhe masat aktuale, duke përfshirë maskimin dhe distancimin shoqëror nuk kishin rezultatet e parashikuara.
“Rastet pozitive ditore janë mjaft të larta për të shkaktuar shqetësime tani, dhe të gjithë kanë filluar të shohin raste të reja të përditshme në qarqet e tyre të ngushtë,” tha një zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti.
“Nëse nuk merren masa të reja, duket se do të jetë më e vështirë të parandalohen probleme të reja”, shtoi zyrtari, duke thënë se disa hapa “me bazë në qytet” mund të ndërmerreshin./arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike