Google ADS

Beqiri: Nuk ka pasur asnjëherë dhe as nuk ka nga SHBA “Thika” mbi hartën e Republikës së Kosovës

20:32 | 4 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka falënderuar SHBA-të, pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, teksa shton se nuk ka pasur asnjëherë thika mbi hartën e Kosovës nga shteti amerikan.

Ai thotë se në Shtëpinë e Bardhë ka pasur dhe ka vetëm përkrahje për shtetin tonë, transmeton arbresh.info

“Në Shtëpinë e Bardhë ka pasur dhe ka vetëm përkrahje për shtetin tonë, e sot me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, ne përkrahemi me investime miliarda dollarëshe në vendin tonë.”

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka pasur asnjëherë dhe as nuk ka nga SHBA
“Thika” mbi hartën e Republikës së Kosovës.
Në Shtëpinë e Bardhë ka pasur dhe ka vetëm përkrahje për shtetin tonë, e sot me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, ne përkrahemi me investime miliarda dollarëshe në vendin tonë.
Faleminderit dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!????
I.B

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme