Pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar presidenti Ilir Meta.
Në një postim në Facebook, bashkëngjitur një fotografie nga Shtëpia e Bardhë, Meta shkruan:“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump. Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.
“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, shkroi ai në Twitter.
https://twitter.com/ilirmetazyrtar/status/1301925498566606849
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...