O’Brien: Marrëveshja mund të hapë rrugën për zgjidhje politike në të ardhmen

18:56 | 4 Shtator 2020
arbresh.info

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, i cili mori pjesë në takime, tha se marrëveshja mbi zgjerimin e lidhjeve ekonomike mund të hapë rrugën për zgjidhje politike në të ardhmen.

Ai gjithashtu njoftoi se do të njihen diplomat dhe licencat e Kosovës në Serbi dhe anasjelltas.

“Fokusi sot është te normalizimi i marrëdhënieve ekonomike. Është një hap fantastik që ndërmorën njerëzit e Kosovës dhe Serbisë. Hapja e kufijve në vendkalimet për investime dhe njohja e ndërsjellë e diplomave dhe licencave që një dentist që është trajnuar në Kosovë të mund të punojë edhe në Kosovë. Janë hapa të mahnitshëm”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme