Djelmoshat e Kosovës bëhen gati para ndeshjes me Anglinë

18:14 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

Edhe një orë pritet të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Anglisë, duel ky i vlefshëm për kualifikimet në Evropianin 2021.

Ky takim do të zhvillohet me fillim në orën 19:00, raporton arbresh.info

Djelmoshat e Prekazit, po bëhen gati që të bëjnë paraqitjen e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri” edhe pse me mungesa të shumta të lojtarëve të tyre.

Lajmi i mirë për Kosovën U21 është se të gjithë lojtarët janë testuar negative para kësaj ndeshje, por pritet një sfidë shumë e vështirë për ta kundër Anglisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme