Erdoğan priti në takim kreun e rajonit kurd në Irak

17:23 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan priti sot në takim Nechirvan Barzanin, udhëheqësin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (KRG) në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan priti zyrtarin në kompleksin presidencial në një takim me dyer të mbyllura për më shumë se një orë, raporton Anadolu Agency (AA)..

Para takimit të tij me Erdoğanin, Barzani u takua me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Para mbërritjes së tij në Ankara, Barzani u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron në Bagdad dhe zhvilloi një sërë takimesh me udhëheqësit irakianë atje, përfshirë presidentin irakian Barham Salih dhe kryeministrin Mustafa Al-Kadhimi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme