Rudina Hajdari bëhet gati për partinë e re, ja me kë do ta formojë

15:14 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

Deputetja Rudina Hajdari do të formojë një parti të re politike.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Hajdari, e cila deklaroi në një intervistë për abcnews, se partinë do ta formojë së bashku me nismën Thurje.

Kësisoj Hajdari i largohet projektit tashmë të zbuluar nga ana e grupit tjetër të deputetëve të opozitës së re.

Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm një grup deputetësh të opozitës së re, të drejtuar nga Myslim Murrizi, do të krijojnë partinë ‘Lëvizja Demokratike Shqiptare’.

Këtë të premte Presidenti Meta thirri përfaqësuesit kryesorë politikë në takim për të diskutuar mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Nga takimi Meta doli me dy propozime, atë të opozitës e cila kërkon zgjedhje sa më parë (18 prill) dhe propozimin e Ramës që Presidenti të zgjedhë cilëndo datë, përveçse të dielës së 2 majit (që korrespondon me festën e pashkëve ortodokse).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme