Na ndajnë edhe pak orë nga nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë.
Arbresh.info, nga burimet e saj brenda ekipit të delegacionit merr vesh se kjo marrëveshje nuk do të shkojë në Kuvend për ratifikim.
“Marrëveshjet që do të nënshkruhen sot në Shtëpinë e Bardhë nuk do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës ato do të nënshkruhen nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq”, thotë ky burim.
Kujtojmë, që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, do të marrë pjesë në takimin me kryeministrit e Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Arbresh.info.
Këtë e bënë të ditur nga Shtëpia e Bardhë me anë të një njoftimi, sipas të cilit, Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, në orën 11:00 me orë lokale, që në Kosovë i bie të zhvillohet takimi në ora 17:00.
Pas kësaj thuhet se Trump do të mbajë një takim privat i cili është trilateral me Hotin dhe Vuçiqin. Në këtë njoftim nuk është përmendur se çfarë lloji marrëveshjeje pritet të nënshkruhet.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme ka pasur takime në mes dy delegacioneve atij të Kosovës dhe të Serbisë me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë, ku pjesë ishte edhe Richard Grenell, emisari për dialog i SHBA-së, Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien dhe në pjesën e dytë të takimit ishte edhe vajza e Trump, Ivanka.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit të djeshëm, ka thënë se kanë bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale.
Ndryshe kryekuvendarja Vjosa Osmani ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.
Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë.
Në këtë kontekst, ajo potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi./ Arbresh.info/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...