Shoqata “Miqtë e Amerikës” në nderim të policëve dhe stafit civil që vdiqën nga COVID-19

14:17 | 4 Shtator 2020
M. A.

Në nderim të policëve dhe stafit civil të Kosovës që vdiqën si pasojë e pandemisë COVID-19, shoqata “Miqtë e Amerikës”, kanë ndezur qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili së bashku me stafin tjetër të Policisë së Kosovës, ndezën qirinj duke nderuar policët që vdiqën si pasoj e Covid-19, raporton arbresh.info.

Arsyeja e zhvillimit të aktiviteti është falënderim për pjesëtarët e Policisë së Kosovës që pavarësisht rrezikun ata çdo herë janë në krye të detyrës.

Ky aktivitet është zhvilluar nga ora 14:00 deri 14:20.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” ka falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e treguar gjatë kësaj kohe, të cilët janë në vij të frontit.

“Policia e Kosovës janë treguar të gatshëm në përballje me Covid-19, e këta janë në vijën e parë të frontit. Një gjë duhet të tregoj për policin Hakif Hodolli, cili i ishte gjithmonë në aktivitetet e shoqatës sonë”, ka thënë Rexhepi.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë në shërbim të të gjithëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme