Gjatë takimit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në mesin e 16 pikave të marrëveshjes që pritet t’i japin epilog palët, të premten, u bë “mollë sherri” referimi si “Republikë” ndaj shtetit të Kosovës.
Burimet diplomatike të arbresh.info kanë dhënë detaje rreth pikës së 10 të marrëveshjes.
“Pika e 10 e marrëveshjes ishte referimi i Kosovës si shet ‘Republika e Kosovës’, dhe për këtë ishte kërkesa nga Serbia që të largohet Republika e të vendoset vetëm Kosova.”
Kjo kërkesë nga pala serbe ka bërë që të ndryshohet edhe referimi ndajë Serbisë.
Kështu është vendosur që “edhe Kosovës edhe Serbisë të ju referohet si Kosovë dhe Serbi e mos të përdoret për asnjërin shtet termi Republikë”.
Ndryshimi erdhi, pasi pala serbe u deklarua se nëse e pranon këtë referim atëherë i bie që po e njeh shtetësinë e Kosovës.
“E gjithë marrëveshja do të nënshkruhet si Kosovë dhe Serbi pa përdorur terme Republikë”, ka thënë ky burim.
Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq të premten në mëngjes, merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh./arbresh.info/
EKSKLUZIVE| Liqeni i Ujmanit përfshihet në marrëveshje, ky është plani i amerikanëve
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...