Grenell: Fokusi im është ekonomia, sot dua që të dy palët ta lënë anash politikën

13:59 | 4 Shtator 2020
M. A.

Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se ajo për të cilën po provojmë që ta shtyjmë përpara është normalizimi ekonomi në mes të dyja vendeve.

“Këto janë dy vende ku dinamika politike dhe lufta politike e kanë penguar rritjen ekonomike për të rinjtë. Presidenti Trump po provon që të fokusohet se sit ë krijohen vende të reja të punës në këtë rajon, si të rinjtë atje të ecin në karrierë dhe si shpresa të bëhet pjesë e ekzistencës së tyre.

“Çfarë po provojmë të bëjmë është të bëjmë diçka përtej procesit politik duke u fokusuar vetëm në ekonomi dhe krijimin e vendeve të punës dhe, kjo është ajo për çfarë jemi sot këtu”.

“Mendoj që secili vend është ndryshe dhe kanë rrethanat unike. Nuk e lidh mosmarrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë me asnjë problem tjetër. Është një konflikt afatgjatë. Mendoj se po bëjmë progres. Vitin e kaluar kemi arritur marrëveshjen historike për hekurudha, transport ajror dhe rrugor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kemi bërë këto tri marrëveshje historike dhe tash po shkojmë përtej. Provuam t’i bëjmë bashkë të dy palët për të arritur normalizimin ekonomik”.

Në një intervistë për Newsmax, Grenell ka thënë se sot në Washigton do që të dy delegacionet të kalojnë përtej rrafshit politik, transmeton Klan Kosova.

“Sot kemi bërë progres, por ende kemi shumë punë për të bërë. Kemi takime nesër për të provuar për të kaluar pengesat. Jam dikush që do që të provoj për diçka. Kam qenë me dy palët për kohë të gjatë dhe dua që të tejkalojnë politikën dhe të bëjnë më tepër për krijim të vendeve të punës kështu normalizimi ekonomik është fokusimi im. Kemi 20 vjet të luftës politike. Politikanët janë për të bërë politikë dhe çfarë po dua sot është nëse mund të kemi të kemi politikanët që tejkalojnë politikën dhe që mendojnë për vende pune për të rinjtë. A mund t ta bëjmë ketë? Këtë po provojmë ta bëjmë”.

“Presidenti Trump ka parë konfliktin politik dhe ka bërë pyetjen e duhur: se çfarë mund të bëhet në aspektin ekonomik dhe krijim të vende të punës? Përgjigja ka qenë që ekonomia është përtej politikës. Trump ka thënë që të provojmë diçka ndryshe, të provojmë të fokusohemi në ekonomi dhe nëse mund të shohim nëse mund ta ndryshojmë dinamikën dhe pastaj ndoshta mund të ndryshojnë kalkulimet politike për të dyja palët. Nëse ka më shumë vende pune, nëse rritet industria, rritet zhvillimi, atëherë lufta politike venitet”.

Ai ka thënë se kanë ndryshuar qasjen sa i përket procesit të dialogut, me kërkesë të Trump.

“Kemi provuar të njëjtën politikë për kohë të gjatë, me politikanë rreth tryezës duke u kërkuar politika të tjera dhe jo të luajnë politikisht. Prandaj le të fokusohemi në ekonomi dhe krijim të vende punës. Sektori privat në Kosovë dhe Serbi e ka mirëpritur këtë. Ata kanë thënë se: kemi nevojë për njerëz që na normalizojnë në fushat e transportit ajror, rrugor, hekurudhor… Kemi bërë progres por që duhet më tepër për t’u bërë”.

“Nuk mendoj se ka bisedime që nuk kanë diçka prej befasive, të cilat janë çdoherë të mira. Kjo i vë palët në presion për të bërë më tepër, për të qenë më kreativë. Kështu që, po, ne u kemi prezantuar disa befasi, por nuk mendoj se asnjë palë ishte e befasuar. Ata nganjëherë bëhen para medieve se janë më të befasuar se që është situata. Të dy palët janë informuar dhe mendoje se kemi bërë progres dhe shpresoj në zgjidhje”./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme