EKSKLUZIVE| Liqeni i Ujmanit përfshihet në marrëveshje, ky është plani i amerikanëve

14:03 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

Ekipi i Kosovës i cili po qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë ka zhvillua një sërë takimesh të “nxehta” me palën serbe me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Në Uashington, në takimin mes Kosovës dhe Serbisë u diskutua edhe liqeni i Ujmanit.

Burimet e arbresh.info, brenda delegacionit që ishte në takim, kanë dhënë detaje se çfarë është diskutuar dhe vendosur për liqenin e Ujmanit.

“Brenda takimit të Shtëpisë së Bardhë është diskutuar edhe për liqenin e Ujmanit, me kërkesën e të dy palëve. Pas një diskutimi të gjatë aty është vendos që liqeni Ujamnit, i cili 70% gjendet në territorin e Kosovës dhe 30 %në territorin e Serbisë të ju lihet në dorë amerikanëve. ShBA-të, do të realizojnë një studim fizibiliteti dhe do të vendosen investimet nga ata”, ka deklaruar për arbresh.info.

Do të thotë Liqeni i Ujmanit nuk do të menaxhohet as nga pala kosovare as nga ajo serbe por nga amerikanët.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të premten në mëngjes, merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh.

Uji i liqenit të Ujmanit aktualisht shfrytëzohet për ftohje në termocentralin Kosova B, për industrinë në Feronikël, Trepçë dhe për bujqësi.

Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej rreth 12 kilometra katror, nga të cilat rreth nëntë kilometra gjendet në territorin e Kosovës dhe rreth tri kilometra në territorin e Serbisë.

Ky liqen artificial, njihet edhe si liqeni i Gazivodës, dhe ka një gjatësi prej 23 metra dhe me një sasi uji prej 380 milionë kub./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme