Vaksina kundër koronavirusit e zbuluar nga Rusia pa testim të duhur duke se është e sigurt dhe forcon imunitetin nga testimet paraprake.
Rezultatet nga dy testimet prej 42 ditësh, ku janë përfshirë 38 persona të rritur, sipas The Lancet, gazetës mjekësore, vaksina ka krijuar antitrupa në të gjithë trupin, transmeton arbresh.info
Rusia është përballur me kritika të shumta muajve të fundit pas lajmit të vaksinës së parë të aprovuar për përdorim publik para kryerjes së testimeve në të tre fazat.
Rusia gjithashtu është përballur edhe me skepticizëm se sa shpejt është regjistruar vaksina me mungesë të të dhënave shkencore paraprake.
Naor Bar-Zeev, nëndrejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Vaksinave në Universitetin e Johns Hopkins komentoi studimet lidhur me vaksinën ruse duke thënë se janë “inkurajuese por të vogla”. Bar-Zeev nuk kishte marr pjesë personalisht në studimin rreth vaksinës ruse, por kolegët e tij kishin qenë të pranishëm.
Kiril Dmitriev, CEO i Fondit Rus për Investime Direkte, është duke financuar zhvillimin e kësaj vaksine. Sipas tij studimet kanë konfirmuar se vaksina është “shumë e sigurt dhe efikase”, shkruan CNN./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...