Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur një takim virtual me donatorët ndërkombëtar të cilët i premtuan vazhdimin e përkrahjes me donacione për Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në facebook, Zemaj tha se u vlerësua lartë menaxhimi i situatës epidemiologjike si dhe biseduan për donacionet, ndihmën dhe financimin e projekteve të ardhshme të shëndetësisë në Kosovë.
Postimi i plotë i Zemaj:
Sapo mora zotimin e donatorëve ndërkombëtarë për vazhdimin e përkrahjes me donacione për Ministrinë e Shëndetësisë dhe shëndetësinë e Kosovës.
Në takimin virtual që zhvilluam sot u vlersua lartë menaxhimii situates epidemiologjike si dhe biseduam për donacionet, ndihmën dhe financimin e projekteve të ardhshme të shëndetësisë sonë, të bazuara në nevojat, kërkesat dhe dokumentet strategjike të MSh-së dhe Qeverisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e donatorëve dhe ambasadorët i njoftova hollësisht për punën që po bëhet në shëndetësi, për dinamikën e angazhimeve për të jetësuar projektet e caktuara, sigurimet shëndetësore për qytetarët, hartimin dhe plotësimin e projektligjeve përkatëse.
Deri më tani, për nevojat e institucioneve shëndetësore të Kosovës, janë ofruar donacione ndërkombëtare me pajisje personale mbrojtëse, kite për testim RT PCR, aparatura, ventilatorë, monitorë për pacientë, autoambulanca, shtretër, koncentrator të oksigjenit, medikamente si dhe gjëra të tjera të rëndësisë së veçant.
Aktualisht përmes projekteve janë të angazhuar donatorët nga shtete të ndryshme si: SHBA-të, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Qatari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).
I falënderova ambasadorët dhe donatorët për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme për shëndetësinë tonë, e cila është thelbësore në këtë kohë të vështirë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?