Philippe Coutinho ka përmbyllur aventurën në Gjermani te Bayern Munich, për t’u rikthyer në Barcelonë.
Pas një sezoni të suksesshëm, duke fituar Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë, braziliani është rikthyer te Barcelona, skuadër që ka kartonin e tij.
Coutinho, ishte pjesë e Bayern Munich në fitoren 8:2 ndaj Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse u inkuadrua në fund të lojës, ai arriti të regjistronte veten në listën e golashënuesit dhe asistuesit.
Por, ndonëse pak ditë më parë ishte pjesë e kundërshtarit që turpëroi Barcelonën, ai sot i është bashkuar katalanëve në stërvitje.
Barcelona e ka uruar për rikthimin.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA