India raporton 80 mijë raste ditore me koronavirusi

09:35 | 4 Shtator 2020
Arbresh.info

India ka raportuar 83,341 raste të reja me koronavirus të premten, dita e dytë me numrin më të madh të rasteve ditore.

Arbresh.info transmeton se një ditë më parë në Indi janë shënuar 83,337 raste pozitive.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus është 3,936,747 raste kurse prej tyre 3,037,151 persona janë shëruar.

Gjithashtu në Indi janë shënuar edhe 1,096 viktima duke rritur numrin e përgjithshëm në 68,472 viktima, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme