Google ADS

Mali i Zi raporton 146 raste të reja me coronavirus

09:05 | 4 Shtator 2020
M. A.

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 779 mostrave për coronavirusin që nga seksioni i fundit.

Mali i Zi ka regjistruar 146 raste të reja pozitive të infeksionit me COVID-19, raporton rtcg.

Asnjë vdekje nuk është raportuar shkaku i virusit në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me virusin që nga fillimi i qershorit është 95 dhe që nga fillimi i vitit 104, transmeton Telegrafi.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me coronavirus në Mal të Zi aktualisht është 897.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me COVID-19 është 5165.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme