Kryeministri Edi Rama do të takojë nesër Presidentin Ilir Meta, duke i pranuar ftesën këtij të fundit. Mësohet se takimi për nisjen e konsultimeve për caktimin e ditës kur shqiptarët do të votojnë për qeverinë që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme do të zhvillohet të premten në orën 11:00 në zyrën e Presidentit.
Rama ka kthyer përgjigje dhe nesër do të jetë prezent në zyrën e Presidentit Meta. Rama do të shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas këtij takimi, Meta do të mblidhet dhe me përfaqësuesit e partive opozitare, të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Më 1 shtator, me anë të një letre, Meta kërkoi nga çdo parti një përfaqësues të autorizuar ose kreun e tyre. I pari e konfirmoi pjesëmarrjen Lulzim Basha, kreu i selisë blu. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga palët politike më 6 qershor, data e zgjedhjeve do të dakordësohet në një të dielë mes periudhës 15 prill-15 maj.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...