Drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, i cili është duke i përcjellë nga afër bisedimet Kosovë-Serbi në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja ekonomike e cila nuk përfshinë njohjen reciproke ndërjmet dy vendeve.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka bërë të ditur se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet para Presidentit amerikan, Donald Trump.
“Nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja, janë pajtuar të dyja palët për draftin përfundimtar”.
“Siç mëson Klan Kosova, ka pasur katër drafte që janë diskutuar, drafti i parë ka qenë që ndoshta do të përfundonte gjithçka në procesin e dialogut Kosovë-Serbi më njohje reciproke e cila gjë ka qëndruar e shkruar, por pastaj ka pasur edhe drafte të tjera”.
“Janë diskutuar edhe tri drafte të tjera derisa palët kanë rënë përfundimisht në dakordancë për draftin e katërt në të cilin mbetet çështja puro ekonomike”.
“Sipas të gjitha gjasave, në Shtëpinë e Bardhë pritet që këtë ta prezantojë si sukses vet presidenti Donalt Trump në praninë e të dyja palëve”
“Si në çdo negociatë tjetër kë disa drafte që qarkullojnë, drafti i dakorduar është final i cili do të merret vetëm më çështjet e zhvillimit ekonomik siç e kishin paralajmëruar palët – pra arritjen e marrëveshjes ekonomike si hapje e rrugës për një marrëveshje të përgjithshme me njohje reciproke”.
“Në draftin e parë është përmendur njohja e ndërsjellë. Kësaj radhe do të mbetet vetëm tek çështja ekonomike”.
“Burimet e Klan Kosova thonë se ka pasur një prani të Ivanka Trump në takim – kjo për të tregfuar se sa seriozisht e ka marrë Shtëpia e Bardhë një marrëveshje të tillë”.
“Nesër do të ndodhë ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes”.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...