Kurti pyetet rreth bashkimit me Vjosa Osmanin: Do të na shihni të gjithë së bashku

19:29 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur rreth një bashkimi të mundshëm me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i shohim së bashku në zgjedhjet e ardhshme, ai tha se veç le ti shpallim zgjedhjet, se do të na shihni të gjithë së bashku.

Kurti thotë se populli e ka kuptuar se cfarë kanë bërë keq e cfarë s’kanë bërë mirë.

“Vec le ti shpallim zgjedhjet sa më parë se do të na shihni gjithë ata njerëz bashkë, por do ti shihni bashkë edhe ata të cilët janë në perëndim të karrierës së tyre politike, për shkak se populli e ka kuptuar cfarë kanë bërë keq e cfarë s’kanë bërë mirë”, u shpreh kryetari i VV-së, Albin Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme