Italia raporton sërish numër të lartë të të infektuarve me koronavirus

19:16 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Italia raportoi 1,397 raste të reja me koronavirus përbrenda periudhës së fundit 24-orëshe, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane.

Vendi ka raportuar edhe 10 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 35,507, shkruan lajmi.net.

Në Gadishull u kryen rreth 92,790 teste për diagnostikimin e virusit korona.

Numri i pacientëve të rikuperuar përgjatë periudhës 24-orëshe në Itali shkoi në 289.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme