Google ADS

Dibër, 3 të infektuar me Covid-19 dhe 28 të shëruar

18:39 | 3 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër janë shëruar 28 pacientë dhe po ashtu janë regjistruar 3 raste të reka.

“Gjatë 24 orëve të fundit coronavirusin e mposhtën 28 pacientë, që është numër identik me numrin e të shëruarve me muajt e parë. Numrin më të madh të të shëruarve mban 14 gushti kur u regjistruan 60 të shëruar. Po ashtu janë diagnostifikuar me COVID-19 tre persona”, tha epidemologu Mentor Mela.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të diagnosrfikuarve në Dibër dhe Zhupë është 259 nga 1.300 testime.

Prej 259 raste 218 janë shëruar, 11 kanë humbur jetën dhe 30 mbeten raste aktive.

Të ngjashme