Dhurata Dora me poza atraktive në kampanjën e brendit “Puma”

17:30 | 3 Shtator 2020
Arbresh Info

Dhurata publikoi imazhe të reja nga kampanja e brendit të njohur.

Dhurata Dora vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj si këngëtare.

Por, krahas saj ajo tashmë tregohet e suksesshme edhe në sferën e biznesit, teksa së fundi pozoi për brendin “Puma” dhe “Zalando”.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me fustan të zi të shkurtër dhe atlete të bardha.

Artistja dukej krejtësisht ndryshe me flokët ngjyrë blu dhe vjollcë, ndërsa u komplimentua nga fansat për paraqitjen. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CErKv9UF6Th/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme