Mesfushori i Juventus-it, Arthur Melo, është i hapur për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez në Torino.
Uruguaiani është i lidhur me kalimin të “Zonja e Vjetër”, aty ku do bashkohet me ish bashkëlojtarin e Barcelonës, Arthur, ky i fundit dje u prezantua si lojtar i gjigantit italian, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht, që Arthur sapo është transferuar të “Bianconerët”, ai është i hapur për idenë që Suarez t’i bashkohet skuadrës.
“Nuk kam biseduar me të dhe nuk e di situatën. Ai është lojtar i mirë dhe padyshim do sjellë shumë të skuadra”, deklaroi ai.
Sipas mediave italiane, Suarez ka arritur marrëveshje personale me Juventus-in, aty ku do nënshkruajë kontratë trevjeçare./arbresh.info.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën