Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar për herë të parë para nisjes së bisedimeve me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti, tha se takimi në Shtëpinë e Bardhë po nis me pozitivistet.
“Sot filluam me shumë pozitivitet takimin në Shtëpinë e Bardhë, diskutuam projektet e zhvillimit ekonomik mes të dyja vendeve. Pritjet i kemi jashtëzakonisht pozitive” u shpreh Hoti para gazetarëve, raportona arbresh.info.
“ Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç se për njohje reciproke. Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Serbinë dhe që është vetë njohja reciproke”, u shpreh ai.
Hoti, pohoi se nuk do ketë asnjë diskutim tjetër me Serbinë, posë njohjes.
“Asnjë diskutim tjetër me Serbinë nuk bëjmë përveçse për njohje”, është shprehur Hoti.
Ndryshe, ky takim pritet të zgjasë gjatë tërë ditës, për të ndërtuar agjendën e nesërme të një takimi të rëndësishëm që pritet të ndodh në Shtëpinë e Bardh.
Po ashtu gjatë ditës së nesërme kryeministri Hoti pritet të takojë edhe zyrtarin e lartë amerikan, Mike Pompeo./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...