Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, dhe drejtorin e Inspekcionit, Fidan Ademi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë që operojnë në qytetin e Mitrovicës.
Qëllimi i këtij takimi ishte të prezantohet projekti për shfrytëzimin e hapësirës publike përgjatë shëtitores së qytetit nga lokalet e gastronomisë, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës, transmeton arbresh.info.
Përmes këtij projekti parashihet sipërfaqja e cila do të shfrytëzohet nga bizneset, në kuadër të cilës përfshihet rregullimi unik i sipërfaqes së jashtme dhe vendosja e terasave.
Pas diskutimit për nevojat dhe kërkesat e bizneseve dhe mundësive që ofron Komuna duke u bazuar në rregulloret aktuale komunale, të dy palët unanimisht u dakorduan që të gjitha terasat e lokaleve në shëtitore të kenë mundësinë që të mbyllen me xhama lëvizës, ku ato do të përdoren vetëm në sezonin dimërore, ndërsa gjatë periudhës tjetër ato do të largohen.
Gjerësia shfrytëzuese e terasave do të jetë 5.40 m, pjesa e jashtme e të gjitha terasave do të jetë e njëjtë dhe nuk do të lejohet laramania. Dhe nga e hëna me datë 07.09.2020 fillon aplikimi për pajisje me leje dhe gjithçka do të jetë me procedura ligjore.
Kryetari Bahtiri kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve që të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore, pasi që ky vendim ka ardhur pikërisht për të mbështetur biznesin e tyre./Arbresh.info
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...