Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se janë duke planifikuar që para fillimit të vitit të ri shkollor, një pjesë e mësimdhënësve të testohen për COVID-19.
Jasharaj në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se përzgjedhja e këtyre mësimdhënësve do të bëhet nga komuna.
“Është përmendur ideja që të bëhet një lloj testimi i mësimdhënësve, por jo i të gjithëve. Nga secilën komunë nga një numër i caktuar i mësimdhënësve, në mënyrë që të jetë një si mostër për të parë se sa mund të dalin të prekur me COVID-19, ose sa kanë qenë të infektuar. Në bazë të rezultateve të shihet nevoja se a duhet vazhduar apo situata është e qëndrueshme. Nuk bëhet fjalë për testimin e të gjithë mësimdhënësve, por do të bëhet një përzgjedhje nga komuna dhe nga Instituti i Shëndetit Publik”, pohoi ai.
Jasharaj shtoi më tej se do të vazhdojnë me vizita nëpër shkolla.
“Ne kemi filluar me ministrin Likaj t’i vizitojmë shkollat nëpër komuna, ato nuk do të jenë të paralajmëruara për vizitë dhe duam të shohim situatën reale. Nga vizita në Prishtinë, po them se janë shtua angazhimet dhe besoj që edhe gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë kështu ky ritëm i angazhimeve”, pohoi ai.
Jasharaj deklaroi se në aspektin teknik shkollat mund të jenë të përgatitura për fillimin e mësimit, por është IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë që e bëjnë vlerësimin e gjendjes.
“Në kuptimin teknik shkollat mund të jenë të përgatitura, por për fillimin e vitit të ri shkollor IKSHPK dhe MSH do të jenë vazhdimisht duke vlerësuar situatën, por sa i përket mësimdhënësve ata kanë gatishmërinë të fillojnë vitin e ri shkollor më 14 shtator”, u shpreh ai.
Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 të fillojë më 14 shtator.
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...