Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat partisë në Vushtrri dhe Mitrovicë.
Në këto takime Veseli ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.
Ai siguroi edhe një herë strukturat e këtyre dy qyteteve se asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e cila cënon integritetin territorial të Kosovës nuk do të jetë e pranueshme.
”Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë”, ka thënë kryetari Veseli.
Veseli ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për këto dy degë dhe ka inkurajuar ato që të vazhdojnë punën e mirë në të mirë të qytetarëve të këtyre dy komunave.
Kryetarët e Degëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës, Kurtan Kajtazi dhe Bedri Hamza, kanë falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe janë zotuar se puna e tyre në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...