Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (DHSK), kanë miratuar Rregulloren e Ndihmës, e cila u mundëson të dyshuarve ose të akuzuarve në DHSK të cilët provojnë se nuk janë në gjendje të paguajnë për mbrojtjen e tyre dhe nuk marrin ndihmë juridike në mënyra të tjera, u miratohet ndihmë juridike e plotë ose e pjesshme për pagesën e avokatit që zgjedhin vetë, i cili plotëson kushtet e pranimit në listën e mbrojtësve të DHSK-së.
Po ashtu, Specialja ka publikuar dokumentin përmes së cilit tregohet se sa do të paguhet një avokat mbrojtës i të dyshuarve, apo edhe të akuzuarve të mundshëm të kësaj gjykate, raporton arbrersh.info.
Përmes një shtojce, Specialja ka bërë të ditur se për një orë punë, një avokat mbrojtës i të dyshuarve apo të akuzuarve të saj mund të paguhet deri në 100 euro.
Paga totale mujore e një mbrojtësi të të akuzuarve të Dhomave të Specializuar për punë jo të plotë, do të arri rreth 5.000 euro.
“Për mbulimin e shpenzimeve që dalin gjatë fazave të ndryshme të procesit, mbrojtësit të caktuar i caktohen shumat e mëposhtme: Shumat mujore që i caktohen mbrojtësit të caktuar për mbështetjen e përfaqësimit të çështjes:- Shpenzimet e përkthimit me shkrim dhe me gojë: 1.150 euro në muaj;- Shpenzime të tjera që shefi i Zyrës së Mbrojtjes i gjykon të nevojshme: 500 euro në muaj; Shuma që i caktohet mbrojtësit të caktuar për kontraktimin e hetuesve të jashtëm:- gjithsej 40.000 euro për të gjitha fazat e procesit. Shumat që i caktohen mbrojtësit të caktuar për mbështetjen e kryerjes së hetimeve:gjithsej 10.000 euro për fazën e procedurës paraprake; gjithsej 20.000 euro për fazën e gjykimit: gjithsej 5.000 euro për fazën e apelit në shkallë të dytë; gjithsej 5.000 euro për fazën e apelit në shkallë të tretë’, bëhet e ditur në këtë shtojcë.
Për orar jo të plotë në muaj, një avokat do të marrë deri në 26.830 euro në shkallën e parë, ndërsa në shkallën e apelit kjo shumë do të arri deri në 31.470 euro, raporton arbresh.info.
Po ashtu kjo në qoftë se nuk shpenzohen, shumat e caktuara mund të mbarten në muajin apo fazën vijuese të procesit. Shumat e caktuara paguhen vetëm pas dorëzimit të dokumentacionit, konkretisht faturave që vërtetojnë se mbrojtësi i caktuar faktikisht i ka kryer dhe paguar shpenzimet./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...