Antalya, qyteti i “qetësisë dhe paqes”

14:14 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Antalya, qytet në bregdetin jugor të Turqisë, që çdo vit pret miliona turistë nga shumë vende të botës, jo vetëm sot, por me mijëra vite cilësohet si qytet i qetësisë ku jetojnë në paqe njerëz nga raca dhe besime të ndryshme.

“Anija admirale e turizmit turk Antalya” e cila tërheq vëmendjen me detin, natyrën, diellin, historinë e lashtë si dhe me trashëgiminë kulturore, në kohët antike emërohej si “Pamphylia” që nënkupton “vendi i popujve të përzier”.

Qyteti gjithashtu është një ndër destinacionet kryesore për të huajt që dëshirojnë të jetojnë në Turqi.

Rajoni në të cilin fliteshin 14 gjuhë në kohën antike

Prof. Dr. Nevzat Çevik, profesor i Departamentit të Arkeologjisë në Fakultetin e Letërsisë pranë Universiteti Akdeniz, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) thotë se Antalya në kohën antike ka qenë atdhe për qindra kultura, duke treguar se disa nga civilizimet antike si Pamphylia, Lydia dhe Psidia kanë qenë brenda kufijve aktual të provincës.

“Që nga kohërat parahistorike deri më sot, 500 mijë vite bashkësitë njerëzore kanë jetuar në Antalya dhe është një rajon ku në kohën antike janë folur 14 gjuhë”, u shpreh ai.

Çevik sqaron se në rajonin në fjalë, gjurmët e feve të lashta pagane dhe politeiste, judaizmi, krishterizmi dhe Islami pasqyrohen në vepra madhështore.

Në çdo periudhë, sipas tij, ndaj rajonit ka pasur interesim, gjë e cila ka ndodhur për shkak të përshtatshmërisë për bujqësi, blegtori dhe çështjet detare.

Ai radhit ndër të tjera vendet Side, Aspendos, Perge, Ksanthos, Patara, Myra për vizitorët që duan të informohen rreth kohërave të lashta ndërsa rreth gjurmëve osmane dhe selxhuke duhet të vizitojnë vendet si Alanya, Elmalı dhe Korkuteli.

“Vendi më i përshtatshëm prej ku botës mund t’i jepet mesazhi i paqes dhe qetësisë është qyteti i Antalyas”, tha Çevik.

“Ishulli i qetësisë që nga periudhat më të lashta të historisë”

Historiani urbanistik, Hüseyin Çimrin shpjegon se Antalya ka një trashëgimi të rrallë kulturore.

Shumë burime tregojnë se para grekëve në rajon kanë jetuar dorët, persianët dhe hititët, tha Çimrin duke shtuar se për këtë shkak rajoni ka një strukturë shumëgjuhëshe, fetare dhe kulturore.

“Rajoni në të cilën në ditën e sotme vijnë dhjetëra kombe në kuadër të aktiviteteve turistike, mund të themi se është ishulli i qetësisë që nga periudhat më të lashta të historisë”, tha Çimrin.

“Mikpritja turke e bën këtë destinacion të domosdoshëm”

Kryetarja e Fondacionit për Promovimin e Antalyas, Yeliz Gül Ege tha se ashtu si në histori edhe në ditët e sotme Antalya është shtëpi e shumë kombësive nga çdo cep i botës.

Ajo tha se Antalya, e cila ka qenë kryeqyteti i shumë civilizimeve në të kaluarën sot është kryeqyteti i turizmit.

“Mikpritja turke e bën këtë destinacion të domosdoshëm”, u shpreh ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme