Google ADS

Sindikata e Postave të Maqedonisë: Të punësuarve u rrezikohen vendet e punës

13:26 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Nga Sindikata e Postave të Maqedonisë thonë se falimentimi i Eurostandard Bankës seriozisht ka shkatërruar punën financiare të kompanisë.

Të punësuarit frikësohen për vendet e tyre të punës dhe për ekzistencën e familjeve të tyre.

Kërkojnë nga Qeveria që kjo çështje të jetë prioritet dhe të sillet vendim për fillimin e bisedimeve me një bankë të re, për shkak se pasojat financiare veçmë janë shumë të mëdha. Sindikalistët kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Zoran Zaev./alsat

Të ngjashme