Shërbimi Korrektues i Kosovës që zbaton ekzekutimin e dënimeve efektive me burg për të dënuarit sikur që menaxhon qendrat e paraburgimit në Kosovë ka bërë përparim të madh në trajtimin e personave të privuar nga liria përkundër problemeve të mëdha me të cilat po përballet Kosova e në këtë kontekst edhe SHKK-ë.
KMDLNJ thotë se po punohet intensivisht për ndryshimin e bazës ligjore që paraqet një hap të madh në përmirësimin e kushteve për personat e burgosur sikur edhe për stafin i cili, në jo pak raste ka punuar në kushte të vështira dhe pa status të rregulluar si duhet.
Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 e ka krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë ku të burgosurit janë përballur me shumë probleme, sidomos në fillim dhe për shkak të situatës së imponuar, të drejtat e të burgosurve janë shkelur jo me vullnetin e SHKK, thuhet në një komunikatë të KMDLNJ-së.
Sipas KMDLNJ-së, për shkak të situatës së imponuar të burgosurve iu janë mohuar të drejtat që iu takojnë dhe beneficionet që i kanë fituar me sjelljet e tyre si vizitat familjare, vizitat e lira, shkuarje në shtëpi, shkollimi dhe aftësimi profesional, marrja me aktivitete sportive dhe kulturore, shfrytëzimi i pushimit vjetor në shtëpi etj.
Komunikimi virtual dhe lejimi më i shpesh i bisedave telefonike nuk kanë përmbushur nevojat e të burgosurve. Tash, lejimi i vizitave familjare për të dënuarit me ç’rast lejohet vetëm një anëtar i familjes në distancë prej dy metrave është më mirë se më parë por jo edhe e duhura prandaj KMDLNJ ka kërkuar një zgjidhje që do të ishte më e pranueshme për të burgosurit dhe e cila nuk do ta rrezikonte shëndetin e të burgosurve, stafit e as vizitorëve.
Pasi Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka siguruar përkrahje në vlerë prej 1,5 milionë dollarë për blerjen e 100,000 testeve nga SOROS, KMDLNJ vlerëson se mund të krijohen kushtet që të testohen të gjithë të burgosurit dhe stafi në mënyrë që të krijohen kushte që të burgosurit t’i realizojnë të drejtat që iu takojnë.
KMDLNJ thotë se pas normalizimit të situatës do të kërkojë që të gjithë të burgosurve që për shkak të situatës së imponuar u janë mohuar të drejtat e garantuara dhe të fituara që ato t’ju kompensohen në të kundërtën do të konsiderojë si shkelje të rëndë të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria.
KMDLNJ do të kërkojë edhe përkujdesje shtesë shëndetësore për të burgosurit dhe stafin.
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...