Google ADS

Policia turke arreston 18 terroristë të dyshuar të PKK/KCK

12:56 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Policia turke sot ka arrestuar 18 persona për lidhjet e tyre të pretenduara me grupin terrorist PKK/KCK, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata u arrestuan pasi prokurorët në Ankara lëshuan urdhërarreste për 21 persona për “kryerjen e propagandës terroriste dhe sulme kibernetike për organizatën terroriste PKK/KCK”.

Tetëmbëdhjetë të dyshuar u arrestuan pasi operacionet paralele u nisën në 17 provinca. Kërkimi për pjesën tjetër është duke u zhvilluar.

Në fushatën e saj mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme