Aktori dhe modeli i njohur turk, Çagatay Ulusoy, vazhdon të jetë një nga personazhet VIP më të përfolur në shtypin rozë.
Artisti, i cili nuk ishte i përfshirë në ndonjë projekt për një kohë të gjatë, ka fituar peshë për një rol të ri në film.
Ai ka befasuar fansat teksa është shfaqur me mbipeshë dhe rriti flokët e mjekrrën për projektin e radhës.
29 vjeçari ka mbajtur për një kohë të gjatë të zënë tabloidet turke me lajmet se ka shtuar peshë, të cilën gjithsesi e bëri me një arsye.
Ulusoy, që komentohet tejet shumë edhe për fizikun atraktiv, ndryshoi imazhin e tij sepse do të portretizojë një baba që është një ‘burrë plehrash’ në filmin e tij të ri.
Imazhi i fundit i aktorit ku shfaqet në një dasmë bëri bujë gjithandej në rrjetet sociale dhe u bë një nga temat më të diskutuara për një kohë të shkurtër.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...