Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş ka dënuar fuqimisht vendimin për ripublikimin e karikaturave fyese nga revista franceze satirike Charlie Hebdo ndaj profetit Muhamed, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erbaş në llogarinë e tij në Twitter tha se vendimi i Charlie Hebdo është tregues se përsëri ka dalë në pah qasja e tepruar dhe armiqësore.
“Fyerja e shenjtorëve tanë duke botuar karikatura fyese është një akt provokues që synon rritjen e zemërimit dhe urrejtjes, por edhe një goditje për paqen shoqërore. Ky vendim nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë me lirinë e shtypit dhe e shprehjes. E dënoj fuqishëm dhe e mallkoj këtë qëndrim agresiv i cili tregohet me një mendje të neveritshme”, tha Erbaş.
Arrestohet një 35-vjeçar, vodhi një veturë në Kaçanik
Amorim del nga vetja pas humbjes ndaj Brighton, theu një tel...
PZAP gjobit sërish Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë e 500 eur...
U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim në mbrojtjen e ...
KFOR-i njofton se ushtarët e aviacionit amerikan po mirëmbaj...
KQZ-ja akrediton edhe 15,889 vëzhgues të subjekteve politike