“Avokatët nga Maqedonia e Veriut prej tani mund të japin provim transferi dhe të punojnë me titull avokati në Аngli dhe Uells”.
Këtë e kumtoi sot në mëngjes ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Ai në llogarinë e tij në Facebook shkruan se deri tani, si avokat nga Maqedonia e Veriut nuk ekzistonin kurfarë mundësi për të punuar si avokakt (solicitor) në Britani të Madhe.
“Pas nismës së avokatëve të Maqedonisë së Veriut nga Brukseli, drejtuar përmes Odës së avokatëve të Maqedonisë së Veriut – Odës së avokatëve të Anglisë, avokatët nga Maqedonia e Veriut mund të kualifikohen për avokat pas procedurës së shkurtuar dhe vetëm me provim transferi”.
“Më shumë informata mund të merren në Odën e avokatëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe Odën e Anglisë dhe Uellsit. Falënderim për Aleksandar Ivanovskin, Irina Triçkovskën dhe Odën e avokatëve të Maqedonisë së veriut”, shkruan Mariçiq.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...