Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Franceze, Christian Thimonier.
Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen nga Republika Franceze në përpjekjet për përmbushjen e prioriteteve strategjike të vendit dhe kënaqësi për bashkëpunimin e frytshëm bilateral.
Ai informoi për aktivitetet e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e komisioneve, delegacioneve dhe grupeve parlamentare të bashkëpunimit, si edhe miratimin e legjislacionit që ka të bëjë me procesin evropian, luftën kundër Covid-19 dhe përpjekjet për mënjanimin e pasojave ekonomike nga pandemia.
Ambasadori Thimonier drejtoi urim për zgjedhjen e sërishme të Xhaferit në funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se roli dhe dukshmëria e Kuvendit, që është institucioni kryesor për funksionimin e suksesshëm të sistemit, do të vazhdojnë të përforcohen edhe në periudhën e ardhshme.
Ai vlerësoi se kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe dhe shprehu mbështetje për punën e Këshillit Nacional të urointegrimeve, ku duhet të arrihet konsensus për çështjet kyçe të këtij procesi.
“Në takim u theksua se vazhdimësia dhe thellimi i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë Nacionale dhe Senatit të Republikës së Franceze, mund të kontribuojnë në masë të madhe në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale dhe miqësisë mes dy vendeve. Duke e nënvizuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare, bashkëbiseduesit shprehën shpresë se vizitat e biseduara kthyese të parlamentarëve francezë në Maqedoninë e Veriut do të realizohen sapo të përmirësohen kushtet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?