Google ADS

Dy punonjës pozitivë me Covid-19, mbyllet prej disa ditësh biblioteka në Lezhë

12:28 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit prej disa ditësh.

Shkak për këtë është bërë infektimi me koronavirus i dy punonjësve të këtij institucioni. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb”  i cili thekson se është vetëkarantinuar i gjithë stafi i bibliotekës.

Ndërkohë, në hyrje të bibliotekës, e cila është në varësi të Bashkisë së Lezhës, është vendosur njoftimi për mbylljen e saj për një afat të pacaktuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme