Në vitin 2014, Alexander Lukashenko propozoi që Ukraina dhe Bjellorusia të bashkohen në një aleancë dhe që ai të jetë presidenti i të dy vendeve.
Kjo është ajo që ish-shefi i BE-së Donald Tusk tha në një intervistë për portalin “Onet”, transmeton portal arbresh.info
“Në kulmin e krizës ukrainase, kur Minsk ishte i angazhuar në një lloj ndërmjetësimi midis BE, Rusisë dhe Ukrainës, Lukashenko më thirri dhe më sugjeroi drejtpërdrejt që të bindja BE se mund të ishte një garant i një zgjidhjeje paqësore mbi problemin ukrainas, Lunashenko dha idenë e tij për një alenacë mes Bjellorusisë dhe Ukrainës”, tha Tusk.
Siç pretendon ish-kreu i BE, Lukashenko dyshohet se la të kuptohet se kjo ishte “mënyra e vetme për të ndaluar Rusinë” nga disa “qëllime agresive”.
Tusk supozoi se Lukashenko nuk ishte i shqetësuar për Ukrainën, por e kishte ‘vetëm nga frika se mos do të humbiste pushtetin’.
Ish-kreu i BE beson se Lukashenko luajti një “rol pozitiv” në zgjidhjen e krizës ukrainase.
Zyrtarisht, Presidenti i Bjellorusisë nuk ka njoftuar kurrë planet për bashkim me Ukrainën./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën